Gjatë ditës së shtunë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, me bindje të plotë ka thënë se se partia në pushtet, LVV-ja, nuk do t’i marrë më 50 për qind të votave.
“Si do të jetë qasja jonë sa do të mundemi të mobilizojmë nuk e di, por një e di që kurrë më në jetë 50 për qind. Asnjëherë, një herë i ka marrë duke thënë këta janë garda e vjetër duhet me shku në shtëpi por më nuk ndodh kurrë. Njerëzit kanë me lyp rezultate, të cilat nuk i ka kjo qeveri”, ka thënë Tahiri për KP.
E kësaj deklarate të Tahirit të AAK-së i ka reguar depueteti i VV-së, Adnan Rrusetemi, i cili i ka kërkuar Tahirit të “mos rrëmbehet dhe të ecë për toke”.
“Besnik Tahiri mos u rrëmbe dhe ecë përtoke se qishtu do kolegë t’u në 2021 thonin edhe Adem Jashari m’u qu s’ka mundësi 50%. E nëse ke mendu veç më shumë, kjo është tjeter”, ka shkruar Rrustemi.