VV-ja me të hyra mbi 2 milionë euro gjatë 2023-tës, ndiqet nga PDK-ja e LDK-ja me nga rreth 1 milionë euro

Të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje për vitin 2023 kanë qenë mbi 2 milionë euro, ndërsa të Partisë Demokratike të Kosovës kanë qenë afër 1 milion euro, të hyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë qenë mbi 700 mijë euro dhe më së paku Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rreth 280 mijë euro të hyra.

Kështu bëhet e ditur në raportet e audituara financiare të partive politike për vitin 2024 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Shpenzimet e VV-së kanë qenë mbi 1 milion euro, për PDK-në rreth 700 mijë euro, LDK-ja ka shpenzuar mbi 440 mijë euro dhe AAK-ja rreth 260 mijë euro.

VV: të hyra 2,000,750 euro, shpenzime 1,384,154 euro. PDK: 951,483 euro të hyra, 717,543 euro shpenzime. LDK: 723,169 euro të hyra, shpenzime 431,824 euro. AAK: 723,169 euro të hyra, 431,824 euro shpenzime”, thuhet në raportet e KQZ-së.

Lista Serbe ka mbi 300 mijë euro të hyra dhe mbi 290 mijë euro shpenzime gjatë viti 2024.

Kurse, dy partitë që janë në koalicion me VV-në, Alternativa e Mimoza Kusarit-Lilës ka të hyra rreth 900 euro dhe shpenzime rreth 120 euro, kurse për Guxon e Faton Pecit nuk ka të dhëna.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika