“VV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë” – Batusha i Vetëvendosjes “zbutë” qëndrimin e tij

“Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë atëherë gjasat me të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë”.

Kështu ka deklaruar në RTV21 kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Agon Batusha. I cili gjatë së enjtes paradite u shpreh i bindur se Vetëvendosja do të arrijë të formojë qeverinë vetëm me mbështetjen e pakicave joserbe, ndërsa në të kundërtën preferon të kalojë në opozitë.

Megjithatë, gjatë një paraqitjeje direkte në emisionin “Debat Plus” të enjten pasdite, Batusha duket se ka zbutur qëndrimin e tij, duke kërkuar që të priten rezultatet përfundimtare të numërimit të votave.

“Besoj që procedurave do të ndiqen dhe besoj që do ta bëjë qeverinë vet. Sepse numrat janë aty dhe pas numërimit qeverinë do ta bëj vetë Vetëvendosja.

Mbetet të shihet tutje…

Është qëndrim i im. Tash nuk po dua të ndikoj unë në proceset, janë në dorë të nivelit qendror dhe duhet të priten votat të numërohen deri në fund. Sepse kemi shuam parregullsi që kanë ndodhur gjatë procesit, që gjatë rinumërimit do të dalin dhe besoj që do të kemi rritje dhe në përqindje dhe do të na japin mundësin me bë qeverinë vetë”, ka thënë Batusha në Debat Plus.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika