VV-ja zgjedh kryesinë e re, Liburn Aliu mbet jashtë strukturave

LVV-ja në mbledhjen e mbajtur të dielën e 23 tetorit ka zgjedhur kryesinë e re e cila do ta drejtojë organizatën në katër vitet e ardhshme

Mledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje 23.10.2022

Lëvizja Vetëvendosje të dielën e 23 tetorit ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku edhe ka zgjedhur kryesinë e cila do ta udhëheqë organizatën në katër vitet e ardhshme.

Ajo çka bie në sy, është se ministri i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka mbetur jashtë strukturave të reja të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aliu, i cili e udhëheq këtë dikaster, edhe pse konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i njëjti nuk figuron në ndonjë pozitë të rëndësishme në listën e kryesisë së re.

Në pjesën e parë të këtij takimi kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti ka falënderuar anëtarët e kryesisë të kësaj partie dhe sekretaren organizative, Vlora Haxhimehmedin, për të cilën ka thënë se përmes punës së palodhshme, kursimit të kujdesshëm, dhe të ndershmërisë, ka vendosur një transparencë absolute në gjithë funksionimin e Lëvizjes.

“Kjo është një mbledhje e veçantë dhe shumë e rëndësishme, sepse sot në këtë mbledhje do të zgjidhet kryesia e katërt që do të drejtojë Lëvizjen VETËVENDOSJE. Qysh prej vitit 2011, atëherë kur e patëm mbajtur mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm, saktësisht më 25 qershor 2011, kanë kaluar mbi 11 vjet prej atëherë, dhe çdo katër vjet ne kemi zgjedhur organet e reja, sipas ligjit e sipas frymës demokratike”, ka theksuar Kurti.

Emrat e përzgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje janë: Glauk Konjufca, nënkryetar i parë, Mrika Limani Myrtaj, nënkryetare e dytë, Alim Rama, sekretar organizativ, Arbërie Nagavci, kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm, Boiken Abazi, zv. kryesues i Këshillit të Përgjithshëm.

Dejona Mihaili, koordinatore e Komiteteve, Hajrulla Çeku, drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Arlind Manxhuka, drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika