VV në Prizren kritikon Totajn për neglizhencë, ai i akuzon për propagandë

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka kritikuar krytarin e kësaj komune për neglizhencë e mospunë. Ndaj kritikave, ka reaguar kryetari Totaj, duke i akuzuar Vetëvendosjen për propagandë

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prizren, nuk janë aspak të kënaqur me punën e Shaqir Totajt.

Këtë të premte, ata adresuan një sërë kritikash në adresë të kryetarit të komunës që vjen nga radhët e PDK-së.

Madje, sipas kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashit, qeverisja e Totajt do të duhej edhe të hetohej nga Prokuroria.

“Në vitin 2023, në komunën e Prizrenit e nisi me 8.9 milion euro suficit. Në bazë të analizave del të jetë suficiti më i madh në qeverisjen në Prizren. Nëse bazohemi në deklaratat e kryetarit aktual të komunës së Prizrenit sa ishte në opozitë, se suficiti i lartë ishte indikator kreysor i korrupsionit, atëherë krejt çka na mbetet është të bëjmë thirrje prokurorisë për hetime të thella në komunën tonë”, ka deklaruar Artan Abrashi.

Abrashi theksoi se ndihma e qeverisë nuk ka munguar për komunën.

“Shifrat flasin për mospunë të tmerrshme, neglizhencë të nevojave të qytetarëve, ngulfatje të qytetit, ndërprerje të projekteve dhe mos ta fajësoj qeverinë e Kosovës e cila siç e pat po i mbledhim kltp shuma del sa 4-5 herë ma e madhe shuma sesa buxheti i komunës së Prizrenit”, vijon ai.

Kritikave e akuzave të Vetëvendosjes, u përgjigjur menjëheerë kryetari Totaj.

“Ata janë mjeshtërit e propagandës dhe nuk dinë asgjë tjetër përps progapandës. Në atë mënyrë kanë ardh në pushtet, ashtu po qeverisen. Tentojnë mi mjegullu gjanat ndërsa realiteti është ai që është. I kanë pas 4 vjet pushtetin në Prizren, me pas qeveris mirë nuk e kishin hup”, ka thënë kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Totaj kritika pati edhe për ndarjen e buxhetit për investime kapitale ku njësoj si partitë e tjera opozitare, ai beson se komunat e qeverisura nga VV janë favorizuar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika