VV: Opozita dëshiron ta miratojë komisionin hetimor në mënyrë të paligjshme

Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar partitë opozitare se në mënyrë të kundërligjshme po tentojnë formimin e Komisionit Hetimor për Energji. Shefja e Gp të kësaj partie, Mimoza Kusari, ka thënë se në parim nuk janë kundër këtij komisioni, por që sipas saj kjo duhet të bëhet në mënyrë të ligjshme

Mimoza Kusari dhe Adnan Rrustemi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, bashkë me anëtarin e VV-së Adnan Rustemi, e kanë quajtur përpjekje të kundërligjshme tentimin e opozitës për ta miratuar themelimin e komisionit hetimor të energjisë.

Në një konferencë për media, Kusari tha se nuk janë kundër themelimit të këtij komisioni, porse sipas saj kjo nuk bëhet nëse opozita i fyen e i akuzon ata.

“VV refuzoi të bëhet pjesë e kësaj vendimmarrje. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur në raport me kërkesat për hetim parlamentar, Ne nuk mund t’ia bëjmë numrat opozitës kur bëjnë shkelje, përkundër faktit që ne mbështesim”, deklaroi ajo.

Kusari ka shtuar se, nuk mund t’ia bëjnë numrat opozitës nëse këta të fundit vazhdojnë ta paragjykojnë partinë në pushtet. Sipas saj, partitë opozitare po tentojnë që në kundërshtim me ligjin të miratojnë komisione.

Mimoza Kusari dhe Adnan Rrustemi

“Ajo çka ne po shohim sot është një qasje kundërthënëse kur po kërkohet mbështetja jonë por edhe po paragjykohet ende pa filluar votimi. Deri në një rrethanë kur ata ofrojnë një zgjidhje që është e pranueshme, ne nuk mund të ju dalim në ndihmë përderisa bëjnë gabime që përcillen me shkelje të normave ligjore”, tha Mimoza Kusari-Lila”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq, Adnan Rrustemi, tha se qasja e opozitës, sipas tij tregon më shumë se nuk dëshirojnë ta formojnë komisionin, por vetëm të gjejnë fajtor.

Në fund Kusari, fajësoi, partitë opozitare, për mos miratimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika