Varroset Prigozhin

Prigozhin vdiq gjashtë ditë më parë pas rrëzimit të avionit që po udhëtonte nga Moska për në Shën Peterburg. I njëjti është varrosur sot ndërsa në ceremoninë mortore të tij nuk morri pjesë presidenti rus, Putin

Lule të vendosura pranë fotografisë së Yevgeny Prigozhin, liderit të Wagnerit, që vdiq gjatë rrëzimit të avionit në veri të Moskës më 23 gusht. (Foto:AP)

Është mbajtur ceremonia mortore për kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, këtë të martë në Shën Petersburg.

Kështu ka njoftuar grupi Wagner, me anë të një postimi në Telegram.

“Ceremonia e lamtumirës për Yevgeny Viktorovich u mbajt përmes një organizimi të vogël. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund t’i vizitojnë varrezat Porokhovskoye”, u tha në kanalin në Telegram që përdoret nga Wagner.

Siç raporton BBC, ceremonia u mbajt në “një format të mbyllur” dhe të gjithë ata që”dëshirojnë të thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat e qytetit Porokhovskoy.

Prigozhin vdiq gjashtë ditë më parë pas rrëzimit të avionit që po udhëtonte nga Moska për në Shën Peterburg.

Ky avion mbante në bord 10 persona.

Ka pasur spekulime të shumta se Rusia mund të ishte e përfshirë në rrëzimin e avionit pas rebelimit të Wagner. Megjithatë, të gjitha pretendimet janë kundërshtuar nga Rusia.

Putin nuk mori pjesë në varrimin e Prigozhin.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov tha se lideri i Kremlinit nuk do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika