Walker: Guximi i pabesueshëm i forcave ukrainase më kujton mjaft shumë UÇK-në

Gjersa u falënderua nga të pranishmit për kontributin e tij në Kosovë, ish-ambasadori Walker është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”, në ngjarjen që po zhvillohet në Hotel ”Dukagjini” të Pejës. Gjersa ka thënë se shpreson që bota të vazhdojë përpjekjet e saj në luftën kundër krimit në Ukrainë, Walkerit ushtria ukrainse po ia rikujton edhe UÇK-në

Ish-ambasadori i OSBE-së, Walker po nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”, në Hotel ”Dukagjini” të Pejës

Ish-ambasadori Walker ka thënë se forcat ukrainase po ia kujtojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përgjatë përpjekjeve të guximshme të tyre në mbrojtje të vendit.

Aktualisht, Walker po nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”, në Hotel ”Dukagjini” të Pejës.

Në fjalën e tij të rastit, ai ka thënë se shumë ”Reçaka” po ndodhin në peizazhin evropian, duke iu referuar shtetit ukrainas.

“Kanë ndodhur gjëra dramatike dhe trazira në peizazhin evropian gjatë këtyre dy viteve, ndër më të rëndësishmet për atë çka ka ndodhur në Ukrainë, derisa jemi sot këtu ulur dhe qytetarët evropianë, bashkëqytetarët tuaj evropianë janë duke u përballur me shumë ‘Reçaka’ çdo ditë dhe sinqerisht besoj që bota do të bëjë atë që është përpiqur gjithmonë ta bëjë”, ka deklaruar ai.

Gjersa ka thënë se shpreson që bota t’i vazhdojë përpjekjet e saj në luftën kundër krimit në Ukrainë, Walkerit ushtria ukrainse po ia rikujton edhe UÇK-në.

“Kurajo, guximi i pabesueshëm i forcave ukrainase më kujton mjaft shumë UÇK-në këtu, atë që është bërë këtu për t’u përpjekur të mbrohen familjet, fshatrat nga kriminaliteti që vinte nga Beogradi”, ka deklaruar ai, gjersa i ka uruar fat Kosovës në sfidat e saj.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, rektorë të universiteteve publike dhe private e të tjerë.

Ndryshe, më 15 janar të vitit 1999, kriminelët dhe ushtarët serbë bënë masakër makabre në popullatën civile, ku u vranë dhe u masakruan 45 shqiptarë.

Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, gjë të cilën, Serbia vazhdon ta refuzojë. Walker kishte vizituar zonën një ditë pas masakrës, dhe lajmi për të, i hapi rrugën bombardimeve të NATOS-s, duke e vënë Kosovën në vëmendje ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën e 11 janarit, miratoi vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për promovimin e librit “Reçaku” të ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Ndryshe, lufta në Ukrainë ka filluar më 24 shkurt të vitit 2022.

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika