Takimi i Antony Blinken me diplomatin e lartë kinez, Wang Li, përfundoi afërsisht në orën 12:30, sipas departamentit të shtetit – një orë më shumë se koha e planifikuar.
Diplomati më i lartë i Kinës tha se shkaku kryesor i hendekut në marrëdhëniet Kinë-SHBA është “perceptimi i gabuar” i Amerikës për vendin e tij.
Wang Yi i tha Blinken se “nuk ka vend për kompromis” për Tajvanin, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Kinës pas takimit.
Ai gjithashtu kërkoi që SHBA t’i heqë sanksionet e njëanshme kundër Kinës, të “ndalojë shtypjen e saj” të zhvillimeve të shkencës dhe teknologjisë kineze dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës.
“Duhet bërë një zgjedhje mes dialogut apo konfrontimit, bashkëpunimit apo konfliktit”, tha ai.