Pas mposhtjes së Hounston Rockets ekipi Golden State Warriors ka vazhduar me fitore në NBA.
Ndeshja mes dy ekipeve është zhvilluar në Chase Center të San Franciscos, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e Warriors me 19 pikë diferencë, 120:101.
Ka qenë një ndeshje e dominuar nga skuadra vendase që prej fillimit deri në fund të saj me epërsinë që shkonte herë pas here edhe në 25 pikë.
Një ndër lojtarët vendimtar në këtë ndeshje ishte ylli kanadez, Andrew Wiggins, i cili ka qenë vendimtar në fitoren e Warriors me 36 pikë, pesë kërcime e dy asistime.
Ndërkohë lojë fantastike shfaqi edhe lojtari më i mirë i vendasve, Stephen Curry që shtoi 30 pikë, tre kërcime e 10 asistime.
Ndërkohë te skuadra mysafire më efikasi ishte Kevin Porter me 20 pikë, tre kërcime e katër asistime, por që nuk i mjaftuan Rockets për të shkaktuar befasi.