Webb i NASA-s ka kapur një peisazh të ri të ‘Shtyllave të Krijimit’, ku shihen shtylla tredimensionale madhështore dhe procesi i formimit të yjeve në hapësirë me ndihmën e gazit dhe pluhurit.
Interesante është se një fotografi e tillë ishte kapur në vitin 1995 dhe tashmë në vitin aktual, megjithatë gjithë këto i ndihmojnë studiuesit për zbulime të reja dhe numërime të yjeve.
Se si është kapur ky peisazh dhe si ka ndikuar drita infra e kuqe në formim të shtyllave, shpjegon edhe vetë faqja zyrtare e NASA-s.
Shtyllat e Krijimit janë vendosur në një kaleidoskop me ngjyra në pamjen afër dritës infra të kuqe të teleskopit hapësinor James Webb të NASA-s. Shtyllat duken si harqe dhe kunja që ngrihen nga një peizazh i shkretëtirës, por janë të mbushura me gaz dhe pluhur gjysmë transparent dhe që ndryshojnë vazhdimisht. Ky është një rajon ku yjet e rinj po formohen ose mezi kanë shpërthyer nga fshikëzat e tyre të pluhurosura ndërsa vazhdojnë të formohen, shkruan faqja zyrtare e NASA-s.
Këto shtylla përbëhen nga gaz dhe pluhur i ftohtë ndëryjor që kjo i bën ato ndonjëherë të duken si gjysmë transparente në afërsi të dritës.
Kjo pamje ka qenë e famshme në vitin 1995, që NASA për herë të parë ka krijuar një fotografi të tillë, që i ka ndihmuar studiuesit të rindërtojnë modelet e yjeve dhe të bëjnë numërimin e yjeve.
Madje edhe imazhi i kapur në ditën e sotme do të ndihmojë studiuesit që të numërojnë sasitë e gazit, pluhurit dhe të kuptojnë se si formohen yjet nga këto re të pluhurit.
Edhe yjet e sapo formuara kanë ardhur si rezultat i nderzjes së shtyllave të gazit dhe pluhurit, sepse pas ndezjes së tyre përfundimisht formohen yje të rinj.
Ndërkaq, shkëlqimi i kuqrremtë që shihet në yje vjen si rezultet i molekulave energjike të hidrogjenit, që këto të fundit vijnë nga avionët apo goditjet.
Një skenë e tillë e formimit të yjeve është fotografuar për herë të parë nga Hubble në 1995 dhe është rishikuar më pas në vitin 2014. Çdo instrument i avancuar i ndihmon studiuesit për zbulime të reja, pasi ju ofron atyre detaje të reja.
Ky imazh është vendosur brenda Mjegullnajës së madhe të Shqiponjës, e cila ndodhet 6500 vite dritë larg. Pra, drita që ka zbuluar teleskopi Webb i janë dashur 6500 vjet për të arritur në pasqyrat e saj.