Weber: Nëse nuk u pajtuan për Asociacionin, nuk patën marrëveshje

Bodo Weber, ekspert për Ballkanin Perëndimor

Mungesa e një dakordimi të qartë në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, do të thotë se nuk pati ndonjë përparim në bisedimet midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajtura më 27 shkurt në Bruksel, thotë eksperti për Ballkanin, Bodo Weber, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

Dy udhëheqësit thanë se janë pajtuar me përmbajtjen e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk e nënshkruan atë.

Propozimi i BE-së, i titulluar Marrëveshje drejt normalizimit Kosovë-Serbi, kërkon mes tjerash që palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të cilin, Kosova deri më tash ka refuzuar ta themelojë.

Zyrtarë të BE-së që ndërmjetësuan bisedimet paralajmëruan takime të reja midis Kurtit dhe Vuçiqit për modalitetet e zbatimit të Marrëveshjes.

Pikërisht kjo, sipas Weberit, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, është indikator se në takimin e 27 shkurtit nuk kishte progres drejt arritjes së një marrëveshjeje finale, “por vetëm shtyrje të mosmarrëveshjeve për t’u diskutuar me aneksin e zbatimit”.

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika