Weber: Nevojitet një marrëveshje për deeskalim të përhershëm në veri të Kosovës

Bodo Weber, nga Këshilli për Politikë dhe Demokratizim në Berlin, ka thënë se Perëndimi dhe Bashkimi Evropian duhet t'i kishin lënë anash marrëveshjet për Kosovën që nga fillimi i vitit dhe të gjenin një marrëveshje për deeskalim të përhershëm në veri të Kosovës

Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin

Pas ngjarjeve në veri të Kosovës, Perëndimi dhe Bashkimi Evropian duhet të kishin lënë anash marrëveshjet për Kosovën që nga fillimi i vitit dhe të gjenin një marrëveshje për deeskalim të përhershëm në veri të Kosovës.

Kështu është shprehur Bodo Weber, nga Këshilli për Politikë dhe Demokratizim në Berlin, në një intervistë për “Tanjug”.

“Për mendimin tim, ajo marrëveshje do të përfshinte edhe kthimin e serbëve në institucione, përmes zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe kuvende komunale, që do të ishte gjithashtu një mënyrë për t’u rikthyer edhe në polici, edhe në gjyqësor”, tha ai.

Sipas tij, në kontekstin aktual politik, asgjë nuk i pengon kryetarët e komunave në veri të Kosovës që të japin dorëheqje, dhe kjo, siç thotë Weber, do të ishte mënyra më e shpejtë për zgjedhje të sërishme.

Teksa flet për takimin e nivelit të lartë në Bruksel, Weber thotë se meqenëse nuk ishte e mundur të arrihet një marrëveshje për deeskalimin e përhershëm, ishte e vështirë të pritej që në këto negociata të arrihet një marrëveshje që do të çonte në zbatimin e marrëveshjes bazë.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika