Weber: Perëndimi e di se nivelet e larta të Serbisë janë të involvuara në sulmin e Banjskës

Bodo Weber, njohës i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit (DPC), teksa ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjë të Zveçanit, ka thënë se Perëndimi “bëhet sikur pret rezultate”, por janë të njoftuar se sulmi u organizua nga shteti serb

Bodo Weber, njohës i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit (DPC), teksa ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjë të Zveçanit, ka thënë se Perëndimi “bëhet sikur pret rezultate”, por janë të njoftuar se sulmi u organizua nga shteti serb.

“Perëndimorët e dinë se nivelet e larta të Serbisë janë të involvuara në sulmin në Banjë”, ka thënë Weber gjatë një interviste për rrjetin ballkanik të lajmeve N1, duke shtuar se mosreagimi për sulmin ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku është një “simulim i shokut”.

Gjatë kësaj interviste, ai ka shtuar se marrëveshja e Brukselit/Ohrit e arritur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç “ka dështuar”, dhe se për këtë, sipas tij, janë në dijeni edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

“Pavarësisht suksesit të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka dështuar nisma franko-gjermane. Zyrtarët e Bashkimit Evropian për mendimin tim e dinë këtë, por nuk do ta pranojnë”, potencoi Weber.

Profesori gjerman ka folur edhe për vizitën e Emisarit Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në Beograd dhe Prishtinë, duke theksuar se nuk pret ndonjë rezultat.

“Është një vazhdimësi e simulimit të negociatave për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit”, theksoi ai.

Sipas tij, kanë mbetur edhe pak muaj deri te largimi i Josep Borrell-it nga pozita e tij si përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë.

“Atëherë do të krijohet një vakum i rrezikshëm”, tha Weber, duke shtuar se nuk ka forcë në bashkësinë ndërkombëtare për një përmbysje vendimtare të regjimit në Serbi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika