Webfaqet e komunave tërësisht jashtë funksionit

Sipas zyrtarëve komunalë, një gjë e tillë mendohet të jetë duke ndodhur si shkak i problemeve apo ngarkesave në serverat që mirëmbahen webfaqet e komunave. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar që çështja të trajtohet nga institucionet kompetente

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi





Përkundër problemeve të vazhdueshme me muaj të tërë, në ditët e fundit funksionimi i webfaqeve të Komunave është tërësisht jashtë funksionit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili ka treguar se komunat po përballen akoma me probleme në teknologjinë informative.

“Komunat e Republikës së Kosovës ende janë duke u ballafaquar me probleme në fushën e teknologjisë informative, mosfunksionimin e webfaqeve të Komunave dhe kjo po vështirëson punën në kryerjen e detyrave të përditshme. Kështu problemet me webfaqe në Komuna po kanë efekt edhe në afate ligjore të komunave në shume procese, pastaj qytetarët po ankohen për mungesë transparence dhe kështu ky problem është bërë pengesë e jashtëzakonshme në kryerjen e punëve ditore të Komunave të Republikës së Kosovës”, ka treguar Ibrahimi, gjersa ka kërkuar që kjo çështje të merret seriozisht nga institucionet e nivelit qendror që janë përgjegjëse për këtë fushë.

Krahas kësaj, Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka dërguar disa kërkesa Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, por nga të njëjtit, nuk ka pasur ndonjë efekt pozitiv në këtë drejtim.

Sipas zyrtarëve komunalë, një gjë e tillë mendohet të jetë duke ndodhur si shkak i problemeve apo ngarkesave në serverat që mirëmbahen webfaqet e komunave dhe të problemeve të natyrës së tillë, e të cilat janë tërësisht në nivelin qendror.

“Duhet ritheksuar se kjo gjë ndëshkon komunat, sidomos gjatë procesit të vlerësimit të transparencës, gjatë vlerësimit të performancës komunale, në procesin e publikimit të dokumenteve për konsultimet me publikun, sepse dihet që shumica e dokumenteve kanë afat kohor të caktuar të publikimit. Dhe këto ndëshkime pastaj bëhen tërësisht pa fajin e komunave dhe zyrtarëve të ngarkuar për këto çështje”, ka deklaruar ai për RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se komunat edhe një herë shprehin nevojën urgjente në tejkalimin e kësaj situate nga institucionet përgjegjëse sikurse është Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

“Këto shqetësime ka kohë që janë ngritur nga Kolegjiumi për Komunikim me Publikun, të Drejtorëve Komunalë për Administratë dhe Kolegjiumin e Zyrtarëve Komunalë të IT-ve, por ende nuk ka një zgjidhje efikase”, ka përfunduar Ibrahimi.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika