Tetë muaj përpara draftit të ardhshëm të NBA-së, ekipet dhe tifozët amerikanë të basketbollit të martën panë nga afër potencialin e lojtarit francez Victor Wembanyama.
18-vjeçari po luante për herë të parë në Amerikën e Veriut, si atraksioni kryesor i një ndeshjeje para-sezonale të organizuar në Las Vegas mes Metropolitans 92 dhe G League Ignite.
Victor Wembanyama is a one-of-a-kind hooper!
🦄 37 PTS, 4 REB, 5 BLK, 7 3PM pic.twitter.com/jc3Jz6SLio
— NBA (@NBA) October 5, 2022
Kjo ishte e para nga dy ndeshjet mes klubit parisian dhe skuadrës nga Liga G, e cila përbëhet nga disa nga lojtarët më premtues në botë, shkruan Olympics.
Ishte gjithashtu shansi për të parë dy nga lojtarët më premtues në Draft NBA 2023 përballë njëri-tjetrit: Wembanyama dhe Scoot Henderson.
Skuadra nga Parisi, aktualisht e pesta në ligën franceze, e humbi ndeshjen 115-122, por lojtari i tyre i ri shkëlqeu. Ai e përfundoi ndeshjen me 37 pikë, 4 kërcime dhe 5 bllokime.
Gjatë lojës, Wembanyama tregoi pse ai konsiderohet si diçka e veçantë. Lojtari 2.24 m bllokoi pesë goditje, falë hapjes së krahëve prej 2.43 m, dhe shënoi 7 goditje nga distanca.
Performanca e tij bëri përshtypje, si golashënuesi më i mirë në lojë. Ai pati paraqitje më të mirë se rivali i tij kryesor për garën e zgjedhjes së parë të NBA Draft 2023.
Wembanyama do të ketë një tjetër mundësi për të lënë përshtypje të enjten më 6 tetor për ndeshjen e radhës në Las Vegas.