Westerlund: Kosovarët gjatë vitit 2024 do të udhëtojnë pa viza në Evropë

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka shprehur optimizmin se në janar të vitit 2024 kosovarët do ta gëzojnë liberalizimin e vizave. Ai ka premtuar se gjatë mandatit të tij në Kosovë do të lobojë në bashkëpunimin e bizneseve të Suedisë më ato kosovare

Jonas Wesretlund

Radhën e kryesimit të Bashkimit Evropian tani e ka shteti i Suedisë ku ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, është shprehur optimist se viti 2024 do të jetë vit kur qytetarët e vendit do të lëvizin lirshëm në BE.

“Tani pika e diskutimit është në Parlamentin Evropian dhe kuptoj zhgënjimin e kosovarëve”, ka thënë ai në një intervistë për RTK.

Westerlund ka theksuar se ka nisur konsultimet me shtetet e tjera anëtare të BE-së, se si të procedohet tutje për aplikimin e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Westerlund ndër të tjera, ka premtuar që gjatë mandatit të tij në Kosovë do të lobojë në bashkëpunimin e bizneseve të Suedisë më ato kosovare.

Gjatë kësaj interviste Wesretlund ka shtuar se në Suedi janë rreth 70 mijë shqiptarë, disa prej tyre janë të suksesshëm në jetën akademike të shtetit, por edhe në biznes dhe se gjatë mandatit të tij premtoi se do të punojë që ftojë kompanitë suedeze që të vijnë në Kosovë dhe të bashkëpunojnë me kosovarët në sektorin e përpunimit të drurit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika