Deontay Wilder ka nokautuar boksierin nga Finlanda, Robert Helenius, në raundin e parë të lojës, duke e goditur më një të djathtë të fuqishme.
Ishte ringu i parë për boksierin amerikan, Deontay Wilder, që nga humbja e tij e dytë me nokaut nga Tyson Fury, gjatë tetorit të vitit të kaluar. Wilder u shpreh se “Ishte një natë e mrekullueshme”.
36-vjeçari amerikan shtoi se donte të ishte i lëvizshëm, i shkathët dhe armiqësor. “E vendosa, e lejova të arrinte, dhe më pas kur arriti, sulmova”.
Kjo fitore ishte e 43-ta në radhë për Wilder, karshi dy humbjeve e një barazimi. Ndërsa të dy humbjet i ka ndaj britanikut, Tyson Fury. Wilderi ishte mposhtur nga Fury në shtator të vitit të kaluar me nokaut në rundin e 11-të.
Ndërsa, Helenius ndërkohë ka pësuar humbjen e katërt karshi 31 fitoreve.