Will Smith e godet me shuplakë Chris Rock-un në ceremoninë e Oscar (VIDEO)

Aktori, Will Smith, ka goditur me shuplakë komedianin Chris Rock, në cermoninë e çmimeve Oscar, pasi  ky i fundit bëri një shaka drejtuar gruas së tij.

Rock, bëri shaka me kokën e rruar të Jada Pinkett Smith, e këtë shaka, burri i saj, Will Smith, nuk e mori me sportivitet.

Ai doli në skenë dhe e goditi me shuplakë Rockun, duke e vënë atë në një situatë të sikletshme. Rock iu kundërpërgjigj duke thënë se ishte vetëm një shaka, por, Smith vazhdoi të thotë me zë të lartë “hiqe nga goja emrin e gruas sime”.

“Kjo ishte nata më e madhe në historinë e televizionit”, ka thënë Rock, pasi u godit nga Smith.

Jada Smith, kishte treguar më herët në rrjetet sociale që vuante nga një sindromë që shkaktonte rënien e flokëve.

Këtë incident e ka dënuar Akademia e Ocsar, e cila ka thënë se janë kundër dhunës.

“Akademia nuk e pranon dhunën e asnjë formë. Sonte, kemi kënaqësinë të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga bashkëmoshatarët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën”, ka shkruar Akademia në Twitter.

Will Smith, fitoi çmimin e tij të parë Oscar, me këtë rast ai shfrytëzoi skenën për t’i kërkuar falje Akademisë, dhe kolegëve të tij, por jo, edhe Rockut, të cilin e goditi.

Smith përfundoi fjalimin e tij duke thënë se shpreson që Akademia ta ftojë përsëri atë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika