Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Basketbollit ka njoftuar se Monty Williams, trajneri kryesor i Phoenix Suns është është fituesi i çmimit “Michael H. Goldberg NBCA” për trajnerin e vitit 2022.
Çmimi “Michael H. Goldberg NBCA- Trajneri i Vitit” njeh përkushtimin, angazhimin dhe punën e palodhur të trajnerëve të NBA-së dhe i prezantohet çdo vit një trajneri kryesor i cili ndihmon në udhëheqjen e lojtarëve të tij drejt një niveli më të lartë të performancës në fushë.
Çmimi është unik ngase votohet nga kolegët e fituesve, përkatësisht, trajnerët kryesorë të të 30 ekipeve të NBA.
Përveç Williams, kryetrajnerët e mëposhtëm morën gjithashtu vota [të renditura sipas alfabetit]: Willie Green, New Orleans Pelicans; Taylor Jenkins, Memphis Grizzlies; Tyronn Lue, Los Angeles Clippers; Gregg Popovich, San Antonio Spurs; dhe Erik Spoelstra, Miami Heat.
Honored by his peers.
Congrats on being named the NBCA Coach of the Year for the second straight season, Coach! 👏 pic.twitter.com/TrycYtEGSM
— Phoenix Suns (@Suns) April 12, 2022
Williams iu ofrua një kontratë trevjeçare për të qenë trajneri kryesor i New Orleans Hornets më 7 qershor 2010. Ai u bë trajneri më i ri në NBA në moshën 38 vjeçare. Në sezonin e tij të parë me Hornets, skuadra përfundoi me një rekord 46–36 dhe kaloi në play-off.