“X” vendos censurë për kërkimin e emrit “Taylor Swift”

Rrjeti i njohur social “X”, i cili më parë ishte i njohur si “Twitter”, gjatë të hënës ka ndaluar përkohësisht kërkimin e emrit të yllit të njohur botëror, këngëtares Taylor Swift

Rrjeti i njohur social “X”, i cili më parë ishte i njohur si “Twitter”, gjatë të hënës ka ndaluar përkohësisht kërkimin e emrit të yllit të njohur botëror, këngëtares Taylor Swift, raporton “Reuters”.

Kjo ka ndodhur për shkak se me anë të inteligjencës artificiale janë krijuar disa fotografi e video eksplicite duke përdorur figurën e Swiftit, gjë që bëri të reagojnë jo vetëm fansat e saj por edhe Shtëpia e Bardhë.

Pas reagimit të Shtëpisë së Bardhë, e cila imazhet eksplicite i quajti “alarmuese”, drejtuesit e “X” ndaluan tërësisht kërkimin e emrit Taylor Swift derisa u fshinë të gjitha ato përmbajtje.

Tani kërkimi i emrit të saj është riaktivizuar dhe platforma do të vazhdojë të jetë vigjilente në çdo përpjekje për të lansuar këso lloj përmbajtje.

“Do ta heqim menjëherë nëse gjejmë ndonjë”, ka thënë në një deklaratë Joe Benarroch, një nga drejtuesit e “X”.

Që kur drejtimin e “X” e mori miliarderi Elon Musk në vitin 2022, është përballur me kritika për shkak të postimeve kontroverse që bën. E kjo gjë ka bërë shumë përdorues të tërhiqen nga përdorimi i këtij rrjeti social pasi janë frikësuar se po bëhen pjesë e një përmbajtjeje të dëmshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika