Njohësi i çështjeve politike, Visar Xani, duke komentuar takimin e djeshëm në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vucic, ka thënë se ka mosbesim mes palëve më dialog.
Pas takimeve në Bruksel, Kurti pati kritika ndaj ndërmjetësuesve evropian, e sipas Xanit, emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak dhe kryediplomati evropian, Josep Borrell nuk kanë besim të Kurti dhe Qeveria e Kosovës.
Por, Xani ka theksuar se veprimet e Lajçak dhe Borrell, ndonëse, mund të jenë të një anshme, politika e BE-së nuk do të thotë që është kundër Kosovës.
“Gabimet tona është duke i shfrytëzuar zoti Borrlell, me gjasë reflektimi i tij personal edhe nga shteti nga që vjen e ka mundësinë për të anuar në disa çështje. Pra siç janë përcaktimi ia agjendës, deklaratat të cilat dëmtojnë imazhin, por, politika e BE-së nuk do të thotë që është kundër Kosovës. Por veprimet edhe zoti Lajcak si lehtësues i dialogut lenë hapësirë si person koordinues i dialogu. Ne duhet me pas sa më pak gabime me ndërmjetësuesit… Besimi ka humb me Lajcakun dhe Borrelin, por edhe ata nuk kanë besimin në Qeverinë e Kosovës në kryeministrin Kurit. Në veprimet e caktuat edhe kur ka mosbesim të ndërsjellët natyrshëm dikojnë në procesin e negociatave ne duhet të gjejmë metodën për të rikthyet besimin”, ka thënë Xani.