Xhaçka dënon sulmet ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se Shqipëria i bashkohet thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet e serbëve të Kosovës

Olta Xhaçka, MIinistre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë





Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, teksa ka reaguar ndaj situatës së tensionuar në veri të Kosovës, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Xhaçka ka thënë se Shqipëria kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave.

Sipas saj, është e rëndësishme që të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit.

“Shqipëria i bashkohet thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet e serbëve të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja, nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it dhe përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri.

Po ashtu, Borrell ka thënë se serbët duhet t’i heqin menjëherë barrikadat e vendosura në Rudarë në hyrje të Sveçanit.

“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it  ose përdorimi i akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Vendosja barrikadave në Rudarë erdhi në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb.

Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika