Xhaçka në takim me kryediplomatin spanjoll, kërkon që të ketë angazhim më të gjerë për Kosovën

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka pritur në takim  homologun spanjoll, Jose Manuel Albares Bueno.

Në këtë takim, Xhaçka ka thënë se duhet të ketë një angazhim sa më të gjerë e sa më konstruktiv për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, Xhaçka ka thënë se çështja e Kosovës merr një rëndësi të veçantë, duke qenë një hallkë themelore për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit.

Në takim, ndër të tjera, u diskutua për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Po ashtu, Xhaçka ka shprehur mirënjohje ndaj Mbretërisë së Spanjës për mbështetjen politike dhe teknike.

“Mirënjohje ndaj Mbretërisë së Spanjës për të gjithë mbështetjen e saj politike dhe teknike, e cila do të zgjerohet dhe strukturohet akoma edhe më mirë falë Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar sot”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika