Xhaçka pret në takim Escobarin, diskutojnë mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Xhaçka ka theksuar se në këtë takim e ka siguruar Escobarin për përkushtimin e Shqipërisë për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA dhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, të mërkurën e 12 prillit është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministrja Xhaçka përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Takim i shkëlqyer me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit, për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor,Gabriel Escobar. Diskutuam gjerësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale”, shkroi ajo.

Po ashtu, Xhaçka ka theksuar se në këtë takim e ka siguruar Escobarin për përkushtimin e Shqipërisë për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA dhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal.

“Mirënjohje për zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Escobar për përfshirjen e tij personale dhe të SHBA në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ajo.

Ndërkaq, Escobar, gjatë vizitës së tij në Tiranë ka kërkuar që kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit të jenë me integritet të lartë.

Ky ishte mesazhi i tij pas takimeve që zhvilloi me zyrtarët më të lartë në vend, si me presidentin Begaj, kryeministrin Rama, ministren Xhaçka dhe liderë të tjerë.

Lajmi është bërë me dije nga vetë Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Sipas Ambasadës, Escobar nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika