Xhaçka: Qëndresa dhe rënia e Adem Jasharit u kthyen në simbol të luftës për liri

Ministrja e Shqipërisë për Punë të Jashtme, Olta Xhaçka, e ka quajtur sakrificë sublime rënien heroike të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka,

“Çerekshekulli më parë, qëndresa dhe rënia heroike e komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari, u kthyen në një simbol të luftës së Kosovës për liri”.

Kështu ka deklaruar ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, teksa ka përkujtuar rënien e heroit Adem Jashari dhe familjes së tij 25 vjet më parë.

Ajo theksoi se sot Adem Jashari dhe familja e tij kujtohen me respekt e admirimin më të thellë në këtë sakrificë sublime.

“Sot, e kujtojmë me respekt e admirimin më të thellë këtë sakrificë sublime që e ka vendosur Bacën Adem dhe familjen e tij në altarin e dëshmorëve të kombit shqiptar”, ka shkruar Xhaçka në Facebook.

Ndryshe, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skënderajt, në Kosovë, u sulmuan nga forcat serbe shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën duke i hapur shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.

Në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve, është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5, 6 e 7 mars, për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Historia e familjes Jashari dhe eksponentët e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika