Xhaçka takim me Blinken: Thellim të bashkëpunimeve mes dy vendeve

E para e Diplomacisë së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka treguar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë krenare që kanë një mikë të besueshëm sikurse Shqipëria

 





Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka është takuar me Sekretarin e Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken , ajo ka treguar se çfarë garancia ka dhënë në përfundim të dialogut për partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara Amerikës(ShBA).

Sipas Xhaçka-së Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar partneritetin strategjik dhe angazhohen për të vijuar bashkëpunimin me interes të përbashkët në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë, transportit apo tregtisë.

“Shqipëria e vlerëson shumë partneritetin e saj strategjik me SHBA-të dhe jemi të bindur se kjo marrëdhënie do të thellohet dhe zgjerohet më tej në të ardhmen duke u bazuar në themelet e qëndrueshme të miqësisë midis vendeve dhe njerëzve tanë”, është shpreh Ministrja Xhaçka gjatë takimit me dy delegacionet.

Ndërsa  sipas të parës së Diplomacisë shqiptare Xhaçk-së, Sekretari Blinken, në takimin e dy delegacioneve shqiptare dhe amerikane,  ka vlerësuar se SHBA-të janë krenarë që kanë një aleat të besueshëm si Shqipëria raporton Topchennel, transmeton Portali Dukagjini.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika