Xhaçka takohet me Dendias në Greqi, bisedojnë për thellim bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka zhvilluar të premten në mëngjes një vizitë zyrtare në Greqi, me ftesë të homologut Nikos Dendias. Bisedimet dypalëshe u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve shqiptaro-greke në të gjitha fushat

Fotoilustrim





Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, zhvilloi të premten në mëngjes, një vizitë zyrtare në Greqi, me ftesë të homologut Nikos Dendias. Bisedimet dypalëshe u zhvilluan rreth orës 08:00, ndërsa dy ministrat e Jashtëm patën edhe një takim kokë më kokë.

Ministria e Jashtme ka thënë se bisedimet pritet të fokusohen në marrëdhëniet shqiptaro-greke në të gjitha fushat, si dhe në çështjet me interes në Evropë dhe rajon, duke përfshirë zhvillimet në Ukrainë pas pushtimit rus, situatën në Mesdheun Lindor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona Shqipëri-Greqi. Mirënjohje ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve tona dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi dhe jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive, për të mirën e popullit tonë dhe të rajonit”, shkroi Xhaçka në Twitter.

Ajo ka treguar se në agjendë të bisedimeve, çështja kryesore ishte forcimi i marrëdhënieve Greqi-Shqipëri.

“Unë mirëprita homologen shqiptare, Olta Xhaçka, në Ministrinë e Punëve të Jashtme për bisedime të zgjeruara. Në agjendë: forcimi i marrëdhënieve Greqi-Shqipëri, perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor”, shkroi në Twitter, ministri i Jashtëm grek pas takimit.

Të premten pasdite, ministrja Xhaçka do të udhëtojë drejt Italisë për të qenë pjesë e Dialogut të Dytë Mesdhetar për krizën ushqimore, e ftuar nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika