Xhaferi: Me LDK-në në Qeveri, unaza e kryeqytetit do të përfundojë për 4 vjet

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Krenar Xhaferi ka akuzuar Qeverinë aktuale për vonesat në realizimin e projektit të Unazës së Kryeqytetit dhe premtoi se, nëse LDK-ja fiton, projekti do të përfundojë brenda katër viteve

Kandidati për deputet nga LDK, Krenar Xhaferi, ka theksuar se, nëse partia e tij fiton në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe merr pushtetin, do të përmbyllë projektin e Unazës së Kryeqytetit brenda katër viteve.

Ai në emisionin FIVE, e vlerësoi këtë projekt si një prej angazhimeve kryesore të partisë për zhvillimin e infrastrukturës në Prishtinë.

“Projekti i unazës është 28 kilometra është rreth e rreth Prishtinës, ky projekt ka dy vjet që i është dorëzuar Ministrisë  së Infrastrukturës, dhe gradacioni i kredisë, është i aprovuar nga BERZH-i për unazën, kredinë e bar komuna ndërsa Qeveria vetëm garanton pjesën e kredisë, është diçka shumë e thjesht që kryeministri aktual nuk e ka bërë që dy vjet. Domethënë në këtë kontekst ne e kemi në javën e parë që shkojmë në qeveri nënshkruhet projekti i unazës së kryeqytetit, i cili lehtëson  pjesën e komunikacionit në Prishtinë”, ka deklaruar ai.

“Qe dy vjet pret me u nënshkru në qeveri edhe kjo nuk është agjendë e qeverisë, as nuk kthejnë përgjigje për projektin, e që tash vetëm se janë shpenzuar deri 20 milionë euro vetëm pse nuk është nënshkruar unazën, shpenzime të qytetarëve që realisht hynë në Prishtinë dhe dalin nga Prishtina”, ka theksuar tutje ai.

Ai ka shtuar se, nëse LDK-ja merr pushtetin, në javën e parë të mandatit do të nënshkruhet projekti dhe do të fillojë realizimi i tij, duke përmirësuar dukshëm komunikacionin në kryeqytet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika