Xhaferi – Philippidou: Me marrëveshjen e Prespës janë thelluar marrëdhëniet

Takimi i Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me ambasadoren e re të Greqisë, Sofije Filipidu, është manifestua me thellimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, infrastrukturës dhe turizmit mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të premten e 18 nëntorit ka pritur në takim ambasadoren e sapoemëruar të Greqisë në Shkup, Sofija Filipidu.

Xhaferi gjatë takimit ka thënë se raportet mes Shkupit dhe Athinës tanimë janë në një nivel shumë të lartë bashkëpunimi.

“Xhaferi duke i drejtuar urime për emërimin në funksion dhe duke dhe i uruar sukses në punën e saj, shprehu pritjet për vazhdimin e kontinuitetit të bashkëpunimit me Ambasadën në Shkup. Hapat e ndërmarra nga të dyja qeveritë në vitet e kaluara mundësuan bashkëpunim bilateral më intensiv, përfshirë edhe anëtarësimin tonë në Nismën Adriatiko-Joniane, si edhe anëtarësimin në NATO”, theksoi Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Ai shtoi se në ato suaza, është përforcuar bashkëpunimi institucional në fushën e mbrojtjes, në raport me mbrojtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut

“Në takim u bë fjalë edhe për nismën proaktive nga ana jonë për realizimin e vizitave bilaterale në të gjitha nivelet, përfshirë edhe në nivel të kryetarëve të parlamenteve, si edhe për avancimin në fushën e eurointegrimeve dhe aktiviteteve të radhës me të cilat do të mundësohet hapja e klasterëve dhe kapitujve në procesin e negocimit për anëtarësim në BE”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Ambasadorja Filipidu falënderoi përzemërsisht për realizimin e takimit, duke u pajtuar se me Marrëveshjen e Prespës ka thellim të raporteve, por se gjithmonë ka mundësi për dinamizim të mëtejshëm dhe për futjen e energjisë plotësuese në implementimin e saj.

Segment i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi është avancimi i dimensionit parlamentar dhe këmbimi i përvojave ndërmjet parlamentarëve për çështje me interes të ndërsjellë.
Nga ana e saj u përsërit qëndrimi zyrtar shtetëror për mbështetjen e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE dhe sigurimin e ndihmës dhe ekspertizës gjatë këtij procesi, si edhe mbështetjen e qeverisë greke për menaxhimin e krizës energjetike.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe ndihma për popullin dhe institucionet ukrainase në kuadër të NATO-s duhet të vazhdojë ndërsa potencialet në sferën e ekonomisë, infrastrukturës dhe turizmit duhet të shfrytëzohen në mënyrë përkatëse nga ana e të dyja palëve.

(Në të majtë) Ambasadorja Sofije Filipidu dhe Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi (në të djathtë)

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika