Xhaferi pret në zyre ish-drejtorët e Infrastrukturës në Prishtinë që nga koha e pasluftës

Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi ka pritur në takim ish-drejtorët e kësaj drejtorie që nga paslufta.

Xhaferi ka thënë se ky takim ishte një rast i mirë për t’iu shprehur mirënjohje për kontributin e tyre dhënë zhvillimit të Kryeqytetit dhe mirëqenies së qytetarëve të saj.

“Sot, pata nderin dhe kënaqësinë të mirëpres ish-drejtorët e Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, të cilët kan udhëhequr me këtë drejtori që nga viti 2000 e tutje. Ishte një rast i mirë për t’iu shprehur mirënjohje për kontributin e tyre dhënë zhvillimit të Kryeqytetit dhe mirëqenies së qytetarëve të saj”, ka thënë Xhaferi.

Ai tutje ka thënë se ishte me shumë interes dhe vlerë bashkëbisedimi, shkëmbimi i përvojave dhe ideve që do të ngërthehen në hartimin e projekteve të ardhshme të Prishtinës.

Në takim ishin: Vesel Makolli, Drejtor i parë, viti 2000-2001, Simon Agustini 2001-2003, Abdurrahman Krasniqi 2003-2007, Ridvan Shahini 2007-2013, Hysen Durmishi 2013-2017 dhe Gëzim Mehmeti 2017-2021.

Xhaferi ka theksuar se drejtorët janë ndërruar, por esenciale ishte angazhimi i tyre dhe përkujdesja për infrastrukturën – që mbulon një segment të rëndësishëm të Komunës së Prishtinës.

“I lumtur që organizova këtë takim dhe falenderues për praninë e tyre. U dëshirova shëndet dhe gëzime në vitin që po hyjmë”, teksa ka theksuar se këto takime do të dëshiroja të bëhen traditë e Komunës së Prishtinës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika