Xhaferi: Zgjedhja ime si kryeministër është sinjal i fuqishëm për një shoqëri multietnike

"..Zgjedhja ime për Kryeministër është sinjal i fuqishëm për rolin udhëheqës të shtetit tonë dhe provë për një shoqëri të suksesshme multietnike", ka shkruar kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pritur në takim anëtarin e Parlamentit Evropian, Ilhan Kjuçuku.

Ai ka thënë se zgjedhja e tij në këtë pozitë është një sinjal i fuqishëm për një shoqëri multietnike.

“Takim miqësor dhe bisedë e hapur me Ilhan Kjuçukun për mua është veçanërisht i rëndësishëm mesazhi se zgjedhja ime për kryeministër është sinjal i fuqishëm për rolin udhëheqës të shtetit tonë dhe provë për një shoqëri të suksesshme multietnike. Me mbështetjen e miqve si Ilhani, anëtarësimi jonë në BE në vitin 2030 është synim real”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika