Xhakaliu: Përforcimi i dialogut Kosovë-Serbi është një nga mesazhet kryesore të vizitave të lidereve të BE-së në Serbi

Ish- ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu

Më 29 dhe 30 gusht presidenti francez, Emmanuel Macron, do të shkojë për vizitë zyrtare në Serbi.

Se sa është e rëndësishme vizita e presidentit francez në Serbi, ish- ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, thotë se këto vizita janë përpjekje e vazhdueshme për ta promovuar dialogun.

“Vizitat e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në Serbi, janë një shenjë e rëndësishme që këto dy vende i kushtojnë rëndësi nga BE, Ballkanit perëndimor, këto vizita janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të promovuar dialogun dhe normalizimin e mardhënive midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe për të përparuar procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor,” ka thënë Xhakaliu në emisionin “FIVE”.

Ai thotë se “Përforcimi i dialogut Kosovë-Serbi është një nga mesazhet kryesore të vizitave të lidereve të BE-së në Serbi, si dhe inkurajimi i Beogradit për të vazhduar dhe intensifikuar dialogun me Kosovën.”

Sipas Xhakaliut, normalizimi i mardhënieve të Kosovës dhe Serbisë janë një parakusht për integrimin evropian.

“Normalizimi I mardhënieve ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë është një parakusht për përparimin e dy vendeve drejt integrimit evropian. Scholz dhe Macron kanë qenë të qartë në qëndrimet e tyre që dialogu është e vetmja rrugë për të arritur stabilitet të qëndrueshëm në rajon.”

Teksa thotë se këto vizita kanë për qëllim edhe për një shtyrje të re të procesit të dialogut, i cili sipas tij shpesh ka hasur në vështirësi dhe bllokime të ndryshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika