“Xhamitë financohen nga Serbia”, Bytyqi – Gashit: Me vetëdije jeni duke i shërbyer Serbisë

Avokati Asdren Bytyqi ka thënë se deklarimet se disa nga xhamitë në Kosovë financohen nga Serbia, përveç që janë të ndjeshme, përbëjnë edhe cenim të sigurisë kombëtare.

Bytyqi i është drejtuar ish-zëvendësministrit Milazim Gashi se është duke i shërbyer me vetëdije Serbisë, i cili deklaroi se shërbimet sekrete serbe financojnë xhami në vend.

“Faji më i madh për këto fakte të pavërtetuara, që janë të ndjeshme, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, edhe nuk kanë të bëjnë vetëm me brumin e ndërtimit të xhamive, por ka të bëjë me aspektin e shoqërisë, sikurse komandantët, të cilët janë figura të respektit në shoqëri. Janë mjaft të ndjeshme dhe përbëjnë cenim të sigurisë kombëtare. Në rast se do të ishte vërtetë, kjo përbën elemente për hetime në prokurori, për arsye se ka të bëjë më financim ndërkombëtar…Unë mendoj që me vetëdije jeni duke i shërbyer Serbisë, sepse qëllimi përfundimtar i saj është para një përplasje, para një konfliktit të mundshëm i cili parashikohet padyshim një përçarje e madhe e popullit është përçarja fetare, ajo që iu shërben juve…”, ka thënë Bytyqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika