Xhamitë në Kosovë mbledhin mbi 400 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Xhamitë e Kosovës kanë grumbulluar mjete financiare në ndihmë për qytetarët turq të prekur nga tërmeti i cili mori jetën e mbi 40 mijë njerëzve

Pamje nga pasojat e tërmetit në Turqi

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka grumbulluar 400 mijë e 500 euro si mbështetje për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, në një vizitë në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë.

Tërnava ka shprehur “dhimbjen dhe solidaritetin e tij me të gjithë të prekurit nga ky tërmet, duke lutur Zotin që të lënduarit t’i shërojë sa më parë, ndërsa të vdekurit, Zoti t’i ketë marrë me mëshirën e tij”.

“Besimtarët tanë gjatë aksionit që kemi organizuar në të gjitha xhamitë e Kosovës kanë grumbulluar 400,500.00 euro, si mbështetje materiale për të prekurit nga tërmeti, të cilat u transferuan sot në llogarinë bankare të Ambasadës”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Tunç Angili ka falënderuar popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar me popullin turk.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika