Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotić dhe Drasković, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti është ftuar të japë dëshminë e tij lidhur me vrasjen e Enver Hadrit, saktësisht kundër dy serbëve Veselin Vukotić dhe Andrija Drasković në Bruksel.

Kjo ftesë është bërë e ditur me 26 dhjetor të vitit të kaluar nga Prokurori i Gjykatës së Apelit në Bruksel.

Sipas njoftimit që është bërë dëshmia e Xhavit Halitit do të zhvillohet me 20 janar të këtij viti.

Urdhërdhënësi ka qenë i njejtë edhe me rastin e vendosjes se eksplozivit e shpërthimit në banesën e Xhavitit.


“Më datë 26 dhjetor 2024, Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit në Bruksel ka lëshuar një “Citat të Dëshmitarit” për Xhavit Haliti, i cili është thirrur të dëshmojë përpara Gjykatës së Assises në lidhje me akuzat ndaj të pandehurve Veselin Vukotić dhe Andrija Drasković.

Dëshmia është parashikuar të jepet më 20 janar 2025, në orën 9:00 të mëngjesit, në sallën Popelin 1 të Justitia në ish-ndërtesën e NATO-s, Avenue du Bourget, 1130 Bruksel.

Ky proces do të ndjekë akuzat e ngritura për veprime të lidhura me rastin, dhe dëshmitarët nga jashtë vendit janë të udhëzuar të dorëzojnë dokumentacionin për shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit për të marrë kompensimin e nevojshëm.

Ky dokument i rëndësishëm shënon një hap kritik në hetimet dhe gjykimin e rasteve të lidhura me figura të njohura të krimeve të rënda në rajon.

Në mënyrë të veçantë, ky proces është një përpjekje për të zbardhur të vërtetat që lidhen me veprimtarinë e organizatave kriminale në të kaluarën.

Dëshmitari, Xhavit Haliti, është paralajmëruar për rëndësinë e dëshmisë së tij, ndërsa është e detyrueshme paraqitja e tij fizike. Përveç kësaj, dokumenti përmban detaje për mënyrën e konfirmimit të pranimit të thirrjes”, thuhet në njoftim.

Procesi pritet të tërheqë vëmendjen e gjerë të opinionit publik dhe mediave, duke përfaqësuar një tjetër hap në përballjen e drejtësisë me kriminelët e luftës dhe përpjekjet për zbardhjen e historive të errëta të rajonit.

Ndryshe, Xhavit Haliti ka qenë njëri nga drejtuesit kryesor të Lëzivja Popullore e Kosovës [LPK] dhe UÇK-së.

Ndërsa një medium zviceran kishte bërë një reportazh për atentatin e UDB-së ndaj Xhavit Halitit në Zvicër në vitin 1990. Në videon të cilën e kemi siguruar, shihet eksplozivi i UDB-së i cili shpërthen në banesën ë e Xhavit Halitit, por edhe pamjet e dy agjentëve të UDB-së të cilët i kishin kapur kamerat e sigurisë.

Poashtu, mediumi zviceran thekson se “Xhavit Haliti fle rrallë herë në shtëpinë e tij në Zvicër nga frika e ndonjë sulmi vrasës”.

Në atë dokumentar, pas ekskplozivit dhe atentatit, Xhavit Haliti kishte folur për mediumin duke thënë se “Janë përpjekur të më vrasin mua dhe familjen time”.




Sipas mediumit dhe dokumentarit zviceran të bërë në vitin 1990, që ka publikuar pamje super ekskluzive, shihet Xhavit Haliti në Zvicër pas atentatit.

Mediumi thekson se “Xhavit Haliti është arrestuar dyherë nga Serbia si dhe Shërbimi sekret serb kishte ndjekur vazhdimisht gjurmët e tij”.

Urdhërdhënësi ka qenë i njejtë edhe me rastin e vendosjes se eksplozivit e shpërthimit në banesën e Xhavitit.

Sipas provave, në janar të vitit 1990 shpërtheu bomba me gati njëqind plumba të çeliktë, një konstruksion vdekjeprurës.

Pamjet e sigurisë kishin kapur dy burra duke thyer derën dhe në ora 21:47 ishin futur në objektin banesor ku jetonte Xhavit Haliti. Në ora 21:51 burrat ishin larguar nga objekti. Pas largimit, pas 8 minutave bomba kishte shpërthyer.

Fatmirësisht, falë pamjeve, policia zvicerane kishte arrestuar njërin nga atentatorët i cili kishte emrin Miroslav P, një kriminel i rëndë jugosllav, sipas mediumit zviceran.

Sipas Xhavit Halitit në atë kohë Shërbimi Sekret Serb shpesh herë i afron kriminelët për t’i amnistuar nga veprat e tyre të mëparshme. Sipas avokatit zviceran, pas disa muajsh ishte liruar atentatori dhe sipas tij kishte intervenuar Shërbimi i UDB-së. 


Rastin mund ta shifni në Youtube.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika