“Xhavit Kuçi, Blerim Olloni, Lutfi Ajvazi…”: Ish e burgosura politike tregon emrat e shqiptarëve që e arrestuan

“Nga ora 13:00, kanë ardhur tetë punëtorë të sigurimit me dy vetura, prezent ishte vetëm nëna, baba ishte dalë nuk ishte aty. Në mesin e tyre ka qenë Xhavit Kuçi,  Blerim Olloni, Lutfi Ajazi, Rifat Berisha, Fadil Hoti…”, kështu u shpreh për momentin e bastisjes së shtëpisë së saj, ish-e burgosura politike, Naime Maçastena-Sherifi.

Ajo ka treguar se gjatë bastisjes së shtëpisë, prezent ka qenë vetëm nëna e saj dhe në ato momente babai i saj nuk ka qenë aty.

“Morën qa morën, bastisën shtëpinë edhe më morën mua me vete”, ku nga aty e kanë dërguar në Sigurimin shtetëror”, deklaroi Maçastena-Sherifi.

Kushtet e paraburgimit ishin të mjerueshme dhe ajo përjetoi tortura fizike dhe psikologjike të vazhdueshme, përfshirë rrahjet dhe pagjumësinë.

Maçastena tregoi se gjatë paraburgimit u përball me tortura të rënda nga Zymer Zymeri, Lutfi Ajazi, Blerim Olloni, dhe Bajram Munishi.

Ajo përmendi se ligjet e kohës parashikonin që fëmijët nuk mund të merren në pyetje pa praninë e prindit apo kujdestarit nga qendra për punë sociale, por në realitet kjo nuk respektohej.

Asnjëherë nuk kishte praninë e një punëtori social ose të prindit gjatë marrjes në pyetje, duke theksuar se prindërit nuk lejoheshin të ishin prezentë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika