Xhaxhai i Lulzim Fejzullahut i pakënaqur me rigjykimin ndaj dy të miturve që u dënuan me 19 vjet burgim

19 vjet burg janë dënuar dy të miturt për vrasjen e Lulzim Fejzullahut. E xhaxhai i 18-vjeçarit, Rrahim Fejzullahu është shprehur i "pakënaqur" dhe të "demoralizuar" me rigjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues edhe në rigjykim për dy të miturit që e rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun më 14 janar në Podujevë duke i dënuar me 19 vjet burgim. Njëri prej tyre është dënuar me nëntë vjet e tjetri me dhjetë.

Xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, Rrahim Fejzullahu është shprehur i “pakënaqur” dhe të “demoralizuar” me rigjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Gjykimi është i njëjtë. Neve si familje na ka demoralizu. Nuk na konvenon dhe nuk na pëlqen. Mashkulli jem mungon, ky është i gjallë, han mish tri herë, bjen flen e qohet. Unë temin nuk e kam. Ndjejë mungesë të thellë. Nuk jam i kënaqur me vendimin e sotit. Është pak dhjetë vite burgim”, vijoi Xhaxhai i Lulzim Fejzullahut.

 

Avokati, Tomë Gashi ka thënë se do të paraqes ankesë si përfaqësues ligjor i familjarëve të Lulzim Fejzullahut lidhur me vendimin e sotit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gashi u shpreh se ankesa do të jetë për “shqyrtimin maksimal të dënimit” për njërin nga të dënuarit, edhe pse në “kohën e kryerjes së veprës penale ai ka qenë në moshën e mitur.”

“Do të paraqes ankesë si përfaqësues i familjes Fejzullahut, për dënimin e njërit prej tyre, i cili nuk e ka marrë dënimin maksimal. Dhe duhet të dijmë se edhe pse njëri prej tyre kur e ka kryer veprën penale tani është madhor, por që vlejnë procedurat si i mitur”, vijoi Gashi.

Gashi u shpreh se “mjerisht” kanë kaluar shtatë muaj prej vrasjes së Lulzim Fejzullahut por që Gjykata e Apelit e ka vlerësuar si shkelje e rëndë kur njëri nga anëtarët e trupit gjykues ka qenë i angazhuar edhe në procedurën paraprake andaj e ka kthyer në rigjykim.

Edhe vendimi i sotit, Gashi tha se Gjykata i ka gjetur përgjegjës dhe i ka konfirmuar dënimin prej 19 vite burgim së bashku, ku njëri ka 9 e tjetri 10.

“Mjerisht kanë kaluar shtatë muaj prej vrasjes së Lulzim Fejzullahut. Përpos që janë zhvilluar hetimet dhe disa procedura të mëtutjeshme janë mbajtur dy gjykime, fillimisht në maj dhe pastaj me ankesa të të gjitha palëve është rikthyer në aktgjykim.  Arsyeja kryesore e rikthimit në aktgjykim ka qenë një problem juridik, pasi që njëri nga anëtarët e trupit gjykues ka qenë i angazhuar edhe në procedurën paraprake. Në një fazë kur gjyqtar përcjell punën e prokurorisë dhe nuk ka funksion tepër konkret. Gjykata e Apelit e ka vlerësuar si shkelje të rëndë e ka kthyer në rigjykim. Rrethanat janë të njëjta dhe faktet e njëjta, gjykimi nuk ka zgjasur shumë por ka qenë 2-3 seanca. Dhe vendimi i sotit është të dy të miturit i ka shpallur fajtor, pasi i ka gjetur përgjegjës dhe i ka dënuar me dënime, njëri me 10 e tjetri 9 vite.”, vijoi ai.

 

Edhe në rigjykim dy të miturit dënohen me 19 vjet burgim për vrasjen e Lulzim Fejzullahut

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika