Xherdan Shaqiri pensionohet nga Kombëtarja e Zvicrës

Në një njoftim të papritur, futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja e Zvicrës

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja e Zvicrës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti shqiptar në një njoftim në rrjete sociale, ku përmblodhi karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme me ekipin kombëtar.

Shaqiri ka luajtur në shtatë turne të mëdha ndërkombëtare dhe ka shënuar shumë gola për Zvicrën, i fundit në kampionatin evropian Euro 2024.

Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në fushën e lojës për kombëtaren zvicerane nuk do të harrohet.

“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirën kombëtares. Mbeten kujtime të mëdha dhe për këtë ju them të gjithëve: Faleminderit!”, ka shkruar Shaqiri në postimin e tij në rrjetin social Instagram.

Në 125 paraqitje sa i ka pasur gjithsej me Zvicrën, Shaqiri ka shënuar 32 gola, ndërsa numëron edhe 34 asistime.

Shaqiri mban rekordin si lojtari i parë që ka shënuar në gjashtë turnetë e mëdha të fundit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xherdan Shaqiri (@shaqirixherdan)

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika