Juliana Nura është njëra nga banoret e Big Brother VIP Kosova I, ku emri i saj po përmendet edhe te sezoni i dytë i këtij formati televiziv.
Ajo ka bërë me dije se po e shikon edhe edicionin e dytë të “BBVK”, dhe se emri i saj po përsëritet që disa herë, pitet e Xhulit, debatet, si dhe papuqet që i ka harruar në Big Brother.
Përmes “Instastory” shkroi se në “shpinën e saj po jetojnë” banoret, pasi emri i saj po lakohet shpesh.
Për preferencat tha se i pëlqen Edona James për arsye se është shumë e sinqertë, e padjallëzuar, nuk di dredhi si në shtetet shqipfolëse.
“Është rritur në Gjermani dhe e thotë atë që e mendon dhe është vetvetja. Ganiu po më pëlqen për batutat, ndërsa Linda dhe Ledi Vokshi janë vëzhguese për momentin, dhe pritet të tregojnë strategjinë e tyre”.
Ajo pati edhe një mesazh për Ganinë “Papuqen e kam harruar kastile në ‘Big Brother’, sepse nuk i dihet ndoshta ta bëjë prapë rrëmujë ‘Big Brotheri-n’”
View this post on Instagram