Xi Jinping drejtuar Biden-it për Tajvanin:Kushdo që luan me zjarrin do të digjet

Presidenti kinez, Xi Jingping, i kishte thënë Bidenit që t'i përmbahej parimit Kinës, duke e paralajmëruar atë se "kushdo që luan me zjarrin do të digjet"

Joe Biden, dhe Xin Jinping në ekran.

Udhëheqësi amerikan dhe ai kinez kanë paralajmëruar njëri-tjetrin për Tajvanin, gjatë një telefonate që zgjati më shumë se dy orë.

Presidenti Joe Biden i tha homologut të tij kinez, Xi Jinping, se ShBA kundërshtoi me forcë çdo lëvizje të njëanshme për të ndryshuar statusin e ishullit.

Por, ai shtoi se politika e ShBA-së për Tajvanin nuk kishte ndryshuar.

Ndërsa, Pekini ka thënë se Xi i kishte thënë Bidenit që t’i përmbahej parimit të Kinës, duke e paralajmëruar atë se “kushdo që luan me zjarrin do të digjet”.

Ky është një paralajmërim i fortë për Amerikën, por nuk është i paprecedentë. Ministria e Jashtme e Kinës përdori saktësisht të njëjtën gjuhë kur një delegacion i Kongresit të SHBA vizitoi Tajvanin në fillim të këtij viti. E njëjta frazë u përdor nga ministria e Mbrojtjes e Kinës në një paralajmërim drejtuar Tajvanit vitin e kaluar.

Tensionet mbi këtë çështje janë rritur përpara një plani të përfolur për vizitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Tajvan.

Pelosi, e cila është e radhës për presidencën pas zëvendëspresidentit, do të ishte politikania më e lartë amerikane që do të udhëtonte në Tajvan që nga viti 1997.

Por kjo nuk do të thotë se Kina po përgatit një veprim ushtarak kundër Tajvanit, nëse – për shembull – Nancy Pelosi udhëton për në Tajvan javën e ardhshme. Në vend të kësaj, ajo i thotë Amerikës se nëse ajo vazhdon rrugën e tanishme, përfundimisht do të çojë në konflikt.

Gjithashtu, gjatë bisedës telefonike të së enjtes, Biden dhe Xi diskutuan gjithashtu për një takim të mundshëm ballë për ballë, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës Biden, njofton BBC.

Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet të bëhet pjesë e vendit – dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për ta arritur këtë.

Kina paralajmëron ShBA-të për vizitën e Nancy Pelosi-it në Tajvan

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika