XTEAM mposht ekipin BLINK dhe siguron pjesëmarrjen në turneun LAN në Kroaci

Ekipi nga Kosova, XTEAM ka fituar në superndeshjen ndaj ekipit shqiptar BLINK, dhe ka siguruar pjesëmarrjen në turneun LAN në Kroaci

Ekipi nga Kosova XTEAM

Ekipi XTEAM ka vazhduar me sukses në CS:GO, duke triumfuar në ndeshjen kundër ekipit nga Shqipëria, BLINK.

Kjo ndeshje ishte vendimtare, pasi me këtë fitore XTEAM është kualifikuar në turneun LAN i cili do të mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Edhe njëherë ekipi XTEAM është treguar më i fuqishëm në derbin e dy ekipeve shqiptare në turneun e Ballkanit, Adria CS:GO.

Ndeshjen vendimtare, ekipi XTEAM e ka fituar me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, edhe pse në mapin e parë pësoi humbje, por arriti të rikthehet në dy të fundit.

Lojëtari i ekipit XTEAM, Arbnor Sadiku ka realizuar një aksion fantastik kundër lojëtarve të ekipit BLINK, duke përfunduar me fitore raundin e 13-të.

Ndërkaq, ekipi BLINK edhe pas humbjes është ende në garë për t’u kualifikuar në turneun LAN në Zagreb, dhe në garë bashkë me ta është edhe ekipi tjetër shqiptar Illyrians.

Turneu Adria shpërndan çmime në vlerë 10 mijë euro për ekipet pjesëmarrëse, ku pesë mijë prej tyre shkojnë për vendin e parë.

Fitorja në CEE Champions, arritja më e madhe e XTEAM

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika