Bordi i BQK-së ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti. Sipas saj, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.
Lidhur me këtë çështje ka reagime të shumta, duke bërë edhe thirrje nga Bashkësia Ndërkombëtare për pezullim ose shtyerje të vendimit. Ndërsa, analisti Ylli Hoxha ka deklaruar se ky vendim i BQK-së është vendim i drejtë dhe i duhur.
Kështu është shprehur analisti Hoxha në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin.
“Dy dimensione të analizave: veçantia e vendimit të BQK-së, vendim i drejtë dhe i duhur. Që e ka marrë BQK-ja vetë dhe besoj që ka qenë një shtytje nga qeveria lidhur me këtë punë. Një vërejtje që vjen nga Bashkësia Ndërkombëtare, që është racionale. Ke drejt me zbatu, me largu dinari,n me fut euron. Por s’ki drejt me çrregullu komplet sistemin, pa I ndërmarrë disa masa në të cilat sigurohet se një ndihmë financiare e cila vjen, vazhdon të vjen. Ky vendim do të ketë pak a shumë fatin e targave dhe mënyrën se si e kanë zgjedhur, një prej ballafaqimeve me Bashkësinë Ndërkombëtare, më shumë negociatë se gjithçka tjetër. Do të përfshijë edhe këto vërejtje, por do të bjerë edhe zbatimi I tij.”, ka deklaruar Hoxha.
Hoxha ka përmendur edhe faktin se akoma në Kosovë ka “babarogash”, të cilat as nuk janë kushtetuese e as ligjore, e as nuk janë të përfshirë në ndonjë marrëveshje, por ekzistojnë siç është rasti i “Valës serbe”.
“Është dashur me u hjek moti dinari, është çështje e jona. Se në system kemi ende babarogash, të cilat nuk janë as kushtetuese, as ligjore e as marrëveshjeve paraprake, por që ekzistojnë. P.sh posta serbe nuk është e rregulluar as me dispozitë marrëveshjes, por ekziston”, është shprehur ai.
Ylli Hoxha: Kurti s’dëshiron të bëjë asnjë hap tjetër drejt asociacionit
Analisti, Hoxha është shprehur se kryeministri Kurti ka shkathtësi dhe veçanti të luaj në ofanzivë dhe se dy-tre muajt e ardhshëm do të jenë muajt më të furishëm të presioneve nga ndërkombëtarët për çështjen e zbatimit të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kurti ka shkathtësi dhe veçanti dhe do të luaj ofanzivë. 2-3 muajt e ardhshëm do të jenë muajt më të furishëm të ndërkombëtarëve. Nëse ka një dritare që Bashkësia Ndërkombëtare e imponon marrëveshjen, do të jenë muaji shkurt, mars dhe prill. Pas këtyre tre muajve, do të zvetnohet edhe iniciativa edhe interesimi I perëndimit për arsyeje të zgjidhjeve të BE-së dhe SHBA-së. Do të ketë intensitet të mëdha të presioneve, që së paku të filllojë me asociacioni, me atë pjesë të marrëveshjes. Do të fillojë me Serbinë. Dhe në këtë pike, logjika e Kurtit begi interesant, por edhe fushëbetejën e zgjedhur. Nga perspektiva e Vuçiqit, shihet cënimi I prezencës serbe apo interesave serbe nѱ Kosovë. Nga perspektiva e Kurtit, mund të portretohet si një shtrirje e autoritetit por edhe një ndëshkim karshi Serbisë, e cila qartazi nuk po don me ecë bazë marrëveshjes franko-gjermane. Kurti ka llogarit se në këtë pike, presion ndërkombëtar që I shtrohet Serbisë, t’a përdorë këtë element si një formë presioni ndaj Vuçiqit”, është shprehur Hoxha.
Ai ka shtuar se Kurti ka insistim në situatën për ‘status quo’ dhe se nuk do të ketë asnjë lloj konsiderate tolerancën që Bashkësia Ndërkombëtare do t’i ofrojë Serbisë.
“Status quo është e papranueshme, nëse ka status quo do të insistojë të kryhen punët, të shtrihet autoriteti. Oferta në tavolinë. Nëse s’pranohet, vazhdimi I status quo për vite dhe muaj të tëra, si mesazh nga Kurti. Stagnum, nuk po ecim, ju keni tolerance ndaj Serbisë për shkaqe të ndryshme, për shkaqe gjeo-strategjike. Nuk do të kemë atë tolerance, e para dinari, e dyta zyra e treta mund të jetë akt tjetër”, ka deklaruar Hoxha.