Yjet e Francës që nuk do të luajnë në Katar

Pogba, Kante, Samuel Umtiti, Blaise Matuidi,  Lemar, Zonzi dhe Fekir janë sportistët të cilët nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror

Foto ilustrim

Pritën 20 vite, por në fund festuan.

Kombëtarja e Francës ishte shpallur kampione e botës në vitin 2018 pas dy dekadave përpjekje.

Skuadra e udhëhequr nga Didier Dechamps shkëqleu në çdo repart.

Madje edhe në stol kishte opsione të mira.

Por, ku janë disa nga futbollistët që e fituan Kupën e Botës dhe nuk do të luajnë në Katar.

Pogba dhe Kante

Të dy së bashku ishin tandemi startues në mesfushë.

Nga ta ndërprehej dhe nisej çdo aksion, por asnjëri nuk do jetë në Katar.

Dyshja do të mungojë për shkak të lëndimeve, teksa vendin e tyre pritet ta zënë Camavinga dhe Tchoumeni.

 Samuel Umtiti

Umtiti ishte ndër kryesorët në kampionatin e kaluar, por për shkak të lëndimeve karriera e tij pësoi një rënie drastike.

Ai është pjesë e Lecces – si formë huazimi nga Barcelona.

Blaise Matuidi

Matudi ishte një “motor” i francezëve në rrugëtimin drejtë trofeut të madh, po tashmë është larg nga nivelet më të larta të futbollit.

Ai është pjesë e Miamit, skuadër e cila garon në elitën e futbollit amerikan.

 Lemar, Zonzi dhe Fekir

Në këtë botëror nuk do të luajnë as Zonzi, Fekir dhe Lemar që në Rusi inkuadroheshin nga banka rezervë dhe i sillnin freski skuadrës.

Fekir është pjesë e Real Betis, Lemar në Atletico Madrid, teksa Zonzi po e dersitë fanellën e Al-Rayyan SC.

Analizat

Ndeshja e parë në Kupën e Botës: Ekuadori kërkon të...

Debutuesit e Kupës së Botës, Katari dhe kombi me kualifikimet më të ulëta të Amerikës së Jugut, Ekuadori, të dy e dinë se hapja...

Katari – mundësi e “rilindjes” për 10-shin e Barcelonës

Debutoi me Barcelonën në moshën 16-të vjeçare. Në të njëjtën moshë shënoi gol e theu shumë rekorde. Por, për shkak të lëndimeve, Ansu Fati...

Klubet evropiane dominojnë skuadrat në Kupën e Botës 2022

Nga 830 futbollistë në Kupën e Botës në Katar, 73 për qind e tyre luajnë me klubet evropiane, ka gjetur një analizë e listave...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika