Yjet francezë bëjnë kërdi me dominancën e tyre në pjesën e dytë

Kombëtarja e Francës e ka mbyllur me epërsi ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror, me rezultat 4-1, duke e mposhtur kështu kombëtaren australiane

Ilustrim





Kombëtarja franceze e ka mbyllur me sukses ndeshjen e parë në kuadër të grupit D, që është përballur me Australinë.

Krahas pjesës së parë e cila u mbyll me rezultat 2-1, pjesa e dytë ishte më e ndezur, që rezultati përfundimtar mbeti 4-1.

Shkëlqimin Francës, i’a arritën yjet e njohur kudo, Kylian Mbappe, Olivier Giroud e Antoine Griezmann.

Megjithatë, në minutën e 9-të, ishte Australia ajo që kaloi në epërsi kundër Francës, gol ky i shënuar nga Craig Goodwin.

Më pas në minutën e 27-të të ndeshjes, Franca arriti të barazoi rezultatin me golin e Adrien Rabiot, të asistuar nga Theo Hernandez.

Pa u vonuar shumë, goli pasues për Francën erdhi në minutën e 32-të, gol ky që e kaloi në epërsi dhe ishte i shënuar nga Olivier Giroud.

Nisja e pjesës së dytë, i gjeti me energji të madhe yjet francezë, që lojtari që njihet për hapa të shpejtë, Mbappe arriti të shënoi në minutën e 68-të të lojës, duke e çuar rezultatin 3-1.

Kjo është gola e parë e superyllit Kylian Mbappe, për këtë Kampionat Botëror.

Ndërsa, tre minuta më vonë, pra, në minutën e 71-të me një krosim të gjuajtur nga Mbappe me këmbën e artë, koka e sulmuesit Giroud arriti të shënojë gol, duke e kaluar rezultatin 4-1.

Sa i përket dominimit, Kampionja në fuqi ka dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes, veçanërisht pjesën e dytë.

Në këtë ndeshje u dhanë dy kartona të verdhë njëri për M. Duke, tjetri për J. Irvine dhe pati 7 minuta lojë shtesë në pjesën e dytë.

 

 

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika