Yll Hoxha kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu

Analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Dorëheqje, silleni një ministër, një ekip, i cili është profesionalisht tejet i ngritur, në të cilin, debati me Blerim Isufajn nuk do të ekzistonte sepse ambicia do të ishte më e lartë. Pra nuk kemi ambicie për ta sjellë një prokuror për qejfi të Albin Kurtit, duhet me sjellë një prokuror që kryen punë”, ka thënë Hoxha në “Debat Plus“.

Hoxha ka thënë se sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur, efikas dhe cilësor, dhe se duhet të bëhen reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Ylli Hoxha është shprehur se kryeministri Kurti ka dhënë “shenja të qarta” se e ka qëllim ta kontrollojë sistemin e drejtësisë.

“Kjo nuk është reforma për të cilat i ka marrë votat Albin Kurti. Albin Kurti nuk është votuar nga qytetarët e Kosovës për ta kapur sistemin prokurorial, as gjyqësor, e asnjërin prej tyre”, ka theksuar Hoxha.

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika