Yll Hoxha: Nga marrëveshja shpërblimet për Kosovën janë të zbrazëta

Analisti Yll Hoxha ka thënë se nga marrëveshja e cila nuk u nënshkrua në Bruksel por që u pajtuan Kosova dhe Serbia, Kosova do të ketë shpërblime të zbrazëta dhe se nuk ka simetri e barazi mes palëve në marrëveshje ashtu siç deklaroi kryeministri Albin Kurti

Analisti Yll Hoxha në RTV Dukagjini në emisionin Debat Plus ka thënë se kryeministri Albin Kurti në paraqitjen e tij në Bruksel ka qenë më i matur në deklarimin e tij para gazetarëve pas përfundimit të takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Madje nga zotëri Kurti pash edhe një entuziazëm karshi procesit, që ishte pak e pa pritur… Marrëveshja nuk është nënshkrua sot ose nuk është arrit për shkak se Vuçiqi nuk ka qenë i gatshëm e jo se Kosova ka pas ndonjë problem të madh”.

Ai më tej ka thënë se tash Kurti u shpreh se marrëveshja do të publikohet dhe do të lexohet në formë demokratike por se sipas Hoxhës ajo marrëveshje ka mundur të diskutohet edhe më herët.

Hoxha ka demantuar deklarimin e Kurtit duke thënë se “Mendoj se marrëveshja nuk reflekton barazinë e palëve, nuk qëndron që është simetrike, sepse pika dy është një njohje gjysmake, faktike por jo juridike. Pika shtatë nuk flet për të drejtat e shqiptarëve në Serbi por flet ekskluzivisht për vetëqeverisjen e serbëve në Kosovë. Nuk flet për njohjen e Bashkësisë Islame në Serbi por për Kishën Ortodokse Serbe. Dhe pika dhjetë që është më me rëndësi, implementimi i marrëveshjeve të kaluara, që është ekskluzivisht jo simetrike”, ka thënë ndër të tjera Hoxha.

Data 18 mars sipas Hoxhës nuk është e rastësishme, sepse nëse palët nuk reflektojnë, me 23 dhe 24 mars “Evropa mund të ndëshkojë edhe Serbinë edhe Kosovën”.

Ajo që mbetet e diskutueshme pas deklarimeve nga Brukseli sipas Hoxhës është Asociacioni.

“Asociacioni, sekuencimi i Asociacionit dhe çka është përtej Asociacionit?”

Më tej Hoxha ka thënë se është shumë e mundur që do të ketë aranzhmant tjetër të bisedimeve si një proces i ri negociator. “Deri këtu është një negociatë, prej këtu e tutje do të ketë shumë negociata të tjera … do të ketë negociata për pikën shtatë, do të ketë negociata për atë statut të ri të vetëqeverisjes serbe, mbi statusin e Kishës, pra do të ketë negociata e negociata”.

Ai kë thënë se shqetësuese mbetet zbrazëtia e marrëveshjes sepse Serbia nuk detyrohet për asgjë “përveç në një tërheqje nga sabotimi i Republikës së Kosovës”.

“Nuk detyrohet as ta ratifikoj këtë marrëveshje, nuk detyrohet as të nënshkruaj ndonjë marrëveshje të tillë, as të merr ndonjë akt të ndryshimit kushtetues të saj, pra mendoj që shpërblimet për Kosovën janë të zbraztë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika