Ylli dominon në pjesën e dytë dhe barazon gjithçka ndaj Trepçës, titulli vendoset në “Minatori”

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 75-71 në palestrën “13 Qershori” që ishte e stërmbushur me shikues për ndeshjen e katërt të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça e mbylli në epërsi prej pjesën e parë ndaj Golden Eagle Yllit në Suharekë me katër pikë.

Pas 20 minutave lojë rezultati është 33:29 në të mirë të ekipit mitrovicas.

Mitrovicasit fituan çerekun e parë me rezultat 15:13 dhe të dytin me shifrat 18:16, raporton Telegrafi.com.

Por me të filluar çereku i tretë, vendasit filluan të tregojnë aftësitë e tyre, duke barazuar fillimisht, për të kaluar pastaj në epërsi.

Çereku i tretë i takoi plotësisht Yllit, që e fitoi me rezultat 20-13, duke shkuar në çerekun e fundit 49-46.

Dhjetë minutat e fundit ishin të forta, me Yllin që e nisi sërish më mirë, duke marr një epërsi prej 9-6 fillimisht në katër minutat e para për të dërguar rezultatin në 58-52.

Ylli e siguroi fitoren kur shkoi në një seri tjetër prej 6-0, duke e dërguar rezultatin në 64-52, kur kishin mbetur edhe më pak se katër minuta lojë.

Edhe pse Trepça u ngjall në minutat e fundit, çereku i katërt u mbyll 26-25, që i dha fitoren Yllit në fund.

Alonzo Verge Jr ishte më i miri te fituesit me 27 pikë, ndërsa te mysafirët spikati Kevin Capers me 17 pikë.

Titulli i kampionit do të vendoset në ndeshjen e pestë që do të zhvillohet në Mitrovicë në palestrën “Minatori” javën që vjen.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika