Ylli fiton dramën me Pejën dhe kalon në finalen e madhe

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i në Superligën e Kosovës në basketboll, ku do të përballet me Trepçën

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i në Superligën e Kosovës në basketboll, ku do të përballet me Trepçën.

Në gjysmëfinale, Ylli e eliminoi kampionen në fuqi, Pejën në serinë gjysmëfinale me rezultatin 3-2.

Ndeshja vendimtare u zhvillua në “Karagaçin” e zbrazët, ku suharekasit fituan me rezultat 88:84.

Ylli pas kësaj fitoreje iu bashkuar Trepçës në finale, që kishte fituar më herët në gjysmëfinale ndaj Prishtinës me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Sërish më i miri tek Ylli ishte fundori Alonzo Verge Jr. Ai ndeshjen e përfundoi me 25 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Jalen Nesbitt i kishte 12 pikë e tetë kërcime, ndërsa 12 pikë e tri kërcime i shtoi kapiteni Gëzim Morina. Kontribut dhanë edhe Vincent Cole me 17 pikë e katër kërcime dhe Jan Palokaj me 14 pikë.

Larry Thomas i kishte 14 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime te Peja. Deandre Davis i kishte 16 pikë e pesë kërcime, ndërsa Arian Qallakaj 12 pikë e tri kërcime. Jimmy Hall realizoi 14 pikë, ndërsa në momentet vendimtare u shqua Musab Mala. Ai e mbylli ndeshjen me 13 pikë. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika