Super talenti i klubit FC Phoenix, Ernis Qestaj, do të transferohet te gjiganti kroat, Slaven Belupo.
Pas interesimit të madh nga shumë klube evropiane, Ernisi vendosi të zgjedh klubin e superligës kroate.
Agjentët e tij Adonis Arifi dhe Lulzim Murtezaj nga Spark Soccer Agency punuan me muaj të tërë që ky transfer të realizohet me sukses.
17 vjeçari nga Juniku nënshkroi kontratë 4+1 vjeçare me Slaven Belupon dhe do t’i bashkohet ekipit në verën e vitit 2024.
Shuma e saktë e transferimit nuk u zbulua, ndërsa FC Phoenix do të mbajë edhe 10% të transferit nga shitja e ardhshme.
Ky është një hap i madh në karrierën e Ernisit dhe një tregues i çartë se skuadrat e futbollit të Kosovës po bëjnë punë të madhe me talentët e rinj.
Presidenti i FC Phoenix, Muhedin Ferati, ka sjellë një filozofi të re me punën me talentë të rinj duke iu jepur shansin lojtarëve 16 dhe 17 vjeç të luajnë në ekipin e parë.
Ernisi Qestaj është poashtu pjesë e kombëtares së Kosovës U-19 dhe kjo lëvizje mund t’ia mundësojë atij të fitojë një vend në ekipin e parë shumë shpejt.